Flash

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, më vdekjeprurësi për 2019 në të gjithë botën

Lapsi.al 5 January 2020
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, më

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ishte më vdekjeprurësi për vitin 2019 në gjithë botën. 51 viktima shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Sipas Wikipedia, tërmeti në Shqipëri kap vendin e parë ndërsa vendin e dytë e zë tërmeti i 25 shtatorit në Maluku të Indonezisë me 41 viktima, në vendin e tretë ai 5.6 në Pakistan më 24 shtator me 40 viktima.

Ajo çfarë bie në sy është se tërmeti i 26 nëntorit nuk hyn në 10 më të fuqishmit e 2019. Wikipedia thotë se tërmeti më i fuqishëm i vitit që lamë pas ishte ai i Perusë në 26 maj në Loreto i cili shkaktoi vetëm dy viktima, fuqia e tij ishte magnitudë 8 e shkallës Rihter. Ndërsa ai i Papa Guinea-s me magnitudë 7.6 më 14 maj 2019 nuk shkaktoi asnjë viktimë. 10 tërmetet më të fuqishme të 2019 shkaktuan gjithsej 19 viktima, ndërsa vetëm ai i Shqipërisë shkaktoi 51.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI