Flash

Sa para i paguajnë shtetit kosovar këngëtarët që marin mijëra euro nëpër koncerte

Lapsi.al 4 January 2020
Sa para i paguajnë shtetit kosovar këngëtarët që marin

Ishte nëntor kur ish-menaxheri i këngëtarëve të njohur në Kosovë, Drin Zatriqi, publikoi shifrat e parave që disa prej artistëve marrin nga koncertet.

Ndër më të paguarit renditeshin, Ledri Vula, Capital T apo Meda. Në mesin e shifrave të bujshme, Zatriqi ngriti çështjen e tatimeve që shumica e këngërarëve refuzojnë t’ia paguajnë shtetit.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Por sa i pagoi estrada e Kosovës tatim shtetit në vitin 2019?

Sipas “Telegrafit”, në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 754 mijë e 546 euro nga këngëtarët, pa përfshirë kontributet.

Ndërkaq, në vitin 2018, ATK kishte mbledhur 613 mijë e 754 euro nga kjo kategori.

“Vlera e pagesës se tatimeve qe këngëtaret e kryejnë, vitin e kaluar kemi pasur 613,754 mijë euro, ndërsa këtë viti deri në muajin nëntor 2019 kemi 754,546 mijë euro (në këtë vlerë nuk janë të përfshira kontributet)”, thuhet në përgjigjen ATK-së për Telegrafi.com.

Por çfarë ndodh kur këngëtarët nuk i paguajnë këto detyrime?

Në një situatë të tillë, ata i nënshtrohen procedurave të mbledhjeve të detyrueshme nga ATK, si bllokimi i llogarive, tërheqja e parave nga llogaritë e tyre bankare, si dhe deri në masën tjetër më të rëndë që është ndalesa për largim nga Kosova dhe konfiskimi i pasurisë.

/Telegrafi

Të këshilluara

Jlo fiton çmim në festivalin e filmit

Ajo ka marrë pjesë në eventin “Palm Springs Film Festival”, i cili u mbajt në Kaliforni.Këngëtarja zgjodhi që në këtë event të vishte një fustan të gjatë me lul...

19:06

Personazhet më të kërkuar në Google

Në listën e publikuar nga “Forbes” gjenden personazhe që në vitin që lam pas shkaktuan zhurmë të madhe online për shkak të skandaleve që u përfshinë. Jordyn Woo...

19:01

Artistët më të paguar të dekadës

Disa nga artistët të përfshirë në listë nuk ka publikuar një album që nga viti 2015 dhe ata as nuk shkuan në turne gjatë kësaj dekade, kështu që paratë nuk vini...

17:16

Anulohet Kënga Magjike për këtë vit

diskutua gjatë në rrjet se nëse “Kënga Magjike” duhej të zhvillohej këtë vit për shkak të tragjedisë natyrore që ndodhi pak javë para nisjes së saj. Gjithsesi e...

16:04

A është Klea Huta shtatëzanë?

Në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, Klea Huta si gjithnjë dukej yll, por prisni pak, po ky barku pak më i rrumbullakosur? Kjo na bëri të...

15:12

Lady Gaga, puthje në publik me të dashurin

Këngëtarja e hitit ‘Shallow’ është parë natën e ndërrimit të viteve teksa shkëmben puthje të zjarrta me mashkullin misterioz siç e qujanë mediat e huaja. Gaga i...

14:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI