Flash

Moti ndryshon sërish nesër, paralajmërimi i meteorologëve

Lapsi.al 4 January 2020
Moti ndryshon sërish nesër, paralajmërimi i meteorologëve

Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

SHMU ben thirrje për të gjithë ju që do të udhëtoni, se era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi te vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, do kete stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC

zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi. Ai ndërroi jetë të premten pasdite. Gripshi ka qenë nga deputetë...

08:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI