Flash

LSI mbledh Konventën: 2020 viti i rezistencës përballë qeverisë kriminale

Lapsi.al 4 January 2020
LSI mbledh Konventën: 2020 viti i rezistencës përballë

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën për Tiranën, ndërsa Kryetarja Monika Kryemadhi, tha se viti 2020 do të jetë viti i rezistecës kundër keq qeverisjes.

Sipas saj vendi është në krizë të thelle ekonomike dhe politike, ndërsa tha se vjen nga programi i opozitës së bashkuar.

"Ne jemi sot një popull i vogël i një vendi të vogël dhe i një vendi të varfër për momentin nën qeverisjen e një grupi kriminal antishqiptar, por jemi komb i madh i një vendi të pasur që gjithmonë ka gjetur forcën të ngrihet kundër diktaturës. Realiteti virtual dhe i gënjeshtërt që Rama mendon se konsumojnë çdo ditë shqiptarët nuk mund të funksionojë. Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam deh me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet", tha Monika Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i bëri thirrje të rinjve per ti‘u bashkuar kësaj force politike, e cila sipas saj po lufton për Shqipërinë evropiane.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi. Ai ndërroi jetë të premten pasdite. Gripshi ka qenë nga deputetë...

08:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI