Flash

Kundërpërgjigjja/ Goditet me raketa ambasada e ShBA në Bagdat

Lapsi.al 4 January 2020
Kundërpërgjigjja/ Goditet me raketa ambasada e ShBA në Bagdat

Dy raketa kanë qëlluar ambasadën amerikane në Bagdad në të ashtuquajturën zonën e gjelbert, zonën më të mbrojtur të qytetit.  Tre raketa të tjera raportohet se u qëlluan në Balad Airbase, ku strehohen trupat amerikane në veri të Bagdadit.

Nuk ka raportime për lëndime.

Në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Irani sulmuan ambasadën në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë. Mendohet se sulmet erdhen pas vrasjes se Kasem Solejmani, komandant i Brigadave al-Kuds, të cilat janë krahu elitar për aksione në botën e jashtme të Gardës Revolucionare të Iranit. Solejmani ishte gjenerali që udhëhiqte politikat ekspansioniste të Iranit në rajon. Irani e sheh veten si fuqi mbrojtëse të shiitëve, por gjithsesi edhe si digë kundër «djallit të madh» (Amerikës) dhe «djallit të vogël» (Izraelit).  Brigadat e komanduara nga Solejmani quhen al-Kuds, ky është emri arab i Jerusalemit, qytetit të shenjtë për hebrenj, të krishterë e myslimanë.

sulm 2sulm 1

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI