Flash

Kërcënon ambasadori iranian në OKB: Do të ketë hakmarrje të ashpër për vrasjen e gjeneralit

Lapsi.al 4 January 2020
Kërcënon ambasadori iranian në OKB: Do të ketë

Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Majid Takht Ravanchi, ka thënë se vrasja e gjeneralit Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një “akt lufte”.

Në një intervistë për CNN, Ravanchi ka thënë se “Irani nuk mund t’i mbyllë sytë nga ajo që ka ndodhur. Padyshim se do të ketë hakmarrje – hakmarrje të ashpër”, transmeton Klan Kosova.

“Mbrëmë SHBA-të filluan një luftë të ashpër ushtarake duke vrarë një prej gjeneralëve tanë më të mirë. Pra, si duhet të veprojë tani Irani? Ne nuk mund të heshtim. Ne duhet të veprojmë edhe atë ashpër”.

I pyetur nëse Irani do të veprojë ushtarakisht, ai tha “ndaj një sulmi ushtarak ne duhet të veprojmë ushtarakisht. Kush? Kur? Ku? Mbetet të dëshmohet në të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI