Flash

Emigrantët po largohen, fluks në pikat kufitare

Lapsi.al 4 January 2020
Emigrantët po largohen, fluks në pikat kufitare

Edhe në ditën e sotme ka pasur një fluks të madh shqiptarësh që po largohen nga vendi pas përfundimit të festave të fundvitit. Emigrantët kanë nisur që të kthehen në vendet e tyre pasi kanë kaluar disa ditë pushim në vendlindje.

Në pikën kufitare të Morinës, kthimi i emigrantëve nga Kosova ka krijuar radhë të gjata në doganë. Ndërsa 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit.

E njëjtë situata është reflektuar edhe në doganën e Kapshticës, në të cilën ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë. Në doganën e afë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.

Ndërsa në Kakavijë nga ora 01:00 deri në 08:00 janë larguar drejt Greqisë 3120 persona me 7 autobuzë, ndërsa kanë ardhur në Shqipëri 890 persona me 8 autobuzë.

Në të gjitha doganat është krijuar një fluks i madh nëpër sportelev, duke detyruar punojësit që të punojnë me procedura të përshpejtuara.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi. Ai ndërroi jetë të premten pasdite. Gripshi ka qenë nga deputetë...

08:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI