Flash

Atentati në Irak/ Servilizmi qesharak i "pro-amerikanëve" të Tiranës

Lapsi.al 4 January 2020
Atentati në Irak/ Servilizmi qesharak i "pro-amerikanëve"

Ndonëse partnerët europianë të Shqipërisë janë shfaqur të ftohtë, ndonëse vendet e linjes së mesme po tregojnë skepticizëm, ndonëse vetë Amerika është ndarë në dysh, mes republikanëve dhe domokratëve, politikanët shqiptarë kanë vendosur të tregohen më katolikë se papa, për të mbështetur pro urdhrit të Donald Trampit për të ekzekutuar gjeneralin iranian Kasem Sulejmani.

Me një servilizëm të denjë për humorin që gëlon kohët e fundit tek ne: "Ta duam atdheun si Shqipëria Amerikën" ata nxituan të duartrokasin dronin që i dha fund jetës të një ushtaraku famëkeq, duke goditur kolaonën e makinave që e shoqëronte atë në dalje të aeroportit të Bagdatit. Nga të parët politikanë perendimorë, kryeministri Edi Rama që dikur e quante Trumpin, "turp për njerëzimin" u solidarizua me të: "Shqipëria nuk mund të mos aprovojë me forcë qëndrimin e Presidentit Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë e bëjnë këtë” deklaroi ai.

Ndërsa Lulëzim Basha që në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane shkoi në si i ftuar në konventën e Hilari Klintonit e nxori PD-në të bënte një deklaratë mbështetëse ndaj Shba: "Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA".

Duke mos u mjaftuar me qëndrimin e partisë Sali Berisha iu bashkua korit: "Pershendes kete akt si nje goditje te merituar ndaj rregjimit diktatorial te Ajetullahve...".

Dans le cortège funéraire du général iranien Ghassem Soleimani, à Bagdad, le 4 janvier.

Në grotesk e çoi atë deputeti Tritan Shehu i cili në Facebook-un e tij shprehu habi se si vendet e BE po tregoheshin hezituese në mbështetjen e Uashingtonit: “Çaste kur Bota Demokratike duhet t’i qendroje me afer se kurre ShBA-ve! Nje  histeri antiamerikane ka perfshire mbas vrasjes se Gjeneralit iranian shume vende sot, hezitim e heshtje diku tjeter, mbeshtetje te ShBA-ve me tej. Kombi shqiptar ne terresine e tij, kudo qe ndodhet qendron e nuk mund te ndodhe ndryshe me ShBA, mbeshtetesin tone te madh historik, promotorin e arritjeve tona te pa shembullta ne keto 30 vite demokraci e realizim te aspiratave tona kombetare e individuale".

Pra po të shohësh panoramën që vizatojnë politikanët servilë shqiptarë duket sikur globi është ndarë më dysh: Në njërën anë Amerika, dhe në anën tjetër armiqtë e saj kundër të cilëve duhet të rreshtohen edhe shqiptarët.

Por, në fakt, panorama është me shumë më shumë nuanca.

Së pari në Shba, për shkeljen e sovranitetit të hapsirës së Irakut dhe koncekuencat gjeopolitike që ky akt mund të ketë janë ndarë mediat më të mëdha sipas modeleve të FOX NEVS që e mbështet pa kushte dhe CNN që ka qenë shumë kritik. Me këtë të dytët rreshtohet edhe editorialisti Jennifer Rubin i Washington Post. Ai shkruan: "Nëse ka një strategji në këtë sulm, ajo rrjedh nga impulse kontradiktore".

Donald Trump dans sa résidence de Mar-a-Lago, en Floride, le 24 décembre, lors d'un échange avec des militaires américains.

Po ashtu Xho Baiden ish zv-presidenti i Obamës dhe rivali demokrat i Trump për gërën e ardhshme elektorale e ka quajtur këtë akt si "hedhje e një kallëpi dinamiti mbi barut" duke u bërë zëdhënësi i gjithë kampit të demokratëve. Nga ana tjetër edhe Presidentja e dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi ka nënvizuar se "roli i drejtuesve është të mbrojnë jetën e qytetarëve të tyre dhe interesat e vendit dhe jo të vënë në rrezik ushtarakët amerikanë, diplomatët dhe rezidentët e tjerë me aksione provokuese dhe të shproporcionuara".

Pra sikurse shihet vetë Amerika është tejet e ndarë ndaj urdhrit të diskutueshëm të Trampit për të eleminuar gjeneralin iranian Kasem Sulejmani. Dhe po ti shtosh kësaj edhe hetitimin e kryeqyteteve të BE-së ndaj këtij akti, servilizmi i politikanëve shqiptarë për tu treguar më pro amerikënë sesa vetë një pjesë e madhe e amerikanëve, është në rastin më të mirë,  foshnjor dhe qesharak.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI