Flash

Vrasja e gjeneralit iranian, reagon ashpër Pompeo: Eleminimi i Soleimanit shmangu një sulm të pritshëm!

Lapsi.al 3 January 2020
Vrasja e gjeneralit iranian, reagon ashpër Pompeo: Eleminimi i Soleimanit

Vrasja nga forcat amerikane e udhëheqësit të forcës elitë “Quds” të Iranit gjatë një sulmi ajror në Irak, ka nxitur thirrje nga për përmbatje, tek ato për hakmarrje.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohammad Javad Zarif e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani “një akt terrorizmi shtetëror dhe shkelje të sovranitetit të Irakut”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha sot se vrasja e tij shmangu një “sulm që pritej të ndodhte nga momenti në moment” kundër interesave amerikane. Departamenti amerikan i Mbrojtjes shtoi se Soleimani “po hartonte në mënyrë vazhdueshme plane për të sulmuar diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak, si dhe në të gjithë rajonin”. Gjenerali ishte një nga strategët kryesorë ushtarakë të Iranit.

“Martirizimi i Soleimanit do ta bëjë Iranin më të vendosur t’i rezistojë ekspansionit amerikan si dhe të mbrojë vlerat tona islamike”, tha Presidenti iranian Hassan Rouhani në një deklaratë. “Pa dyshim që Irani dhe vendet e tjera që kërkojnë liri në rajon do të hakmerren”, shtoi ai.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi tha se sulmi ishte kryer “pa u këshilluar” me Kongresin dhe se rrezikonte “të provokonte një përshkallëzim të mëtejshëm e të rrezikshëm të dhunës”. Ajo shtoi se “SHBA dhe bota nuk mund ta përballojnë përshkallëzimin e tensioneve deri në pikë që të mos ketë kthim pas”.

Ministri i jashtëm i Britanisë Dominic Raab u bëri thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbatje.

Një zëdhënës i grupit palestinez Hamas tha se vdekja e gjeneralit “hap dyert e rajonit për të gjitha zhvillimet e mundshme, përveç qetësisë e stabilitetit”. Bassem Naim tha se “përgjegjësia për këtë është e SHBA-së”.

Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se Kina “e kundërshton përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Ai tha se Pekini “u bën thirrje të gjitha palëve përkatëse, veçanërisht SHBA-së për vetëpërmbatje si dhe për parandalim të përshkallëzimit të tensioneve”.

Senatori amerikan Jim Risch, kryetari republikan i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senat shkruante në Twitter se “sot u dha drejtësi”, duke shtuar se siç kishte paralajmëruar edhe më parë qeverinë iraniane, ajo nuk duhet “ta merrte si dobësi përmbatjen e arsyeshme amerikane ndaj sulmeve të mëparshme të Teheranit”.

“Ky është një akt i fortë përshkallëzues në një rajon tashmë të rrezikshëm”, tha ish-nënpresidenti Joe Biden, një nga kandidatët demokratë për garën presidenciale. Presidenti amerikan Donald Trump tha se zoti Biden “duhet t’i japë popullit amerikan një shpjegim mbi strategjinë dhe planet për të garantuar sigurinë për trupat dhe personelin e ambasadës, amerikanët dhe interest amerikane si brenda dhe jashtë vendit si dhe për partnerët tanë në të gjithë rajonin e më gjerë”.

Moshen Rezaei, ish-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit tha se “Teherani do të hakmarret fuqishëm ndaj SHBA-së”./VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI