Flash

Vrasja e gjeneralit iranian, PD: Vendimi i Trump në mbrojtje të demokracisë dhe paqes

Lapsi.al 3 January 2020
Vrasja e gjeneralit iranian, PD: Vendimi i Trump në mbrojtje të

PD përkrah SHBA-në në operacionin e sotshëm ku mbeti i vdekur gjenerali iranian Qasem Soleimani, bashkë me komandantin ushtarak të Irakut dhe disa ushtarakë të tjerë. PD thotë se vendimi i Trump për këtë akt ishte në mbrojtje të paqes dhe demokracisë ndërkohë shprehet se jo vetëm tani në opozitë por dhe kur të vijë në qeveri, PD do të jetë gjithmonë krahë SHBA-së sidomos në luftën kundër terrorizmit.

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e aktiv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA.

Qasem Soleimani mbeti i vdekur pas një sulmi të forcave ajrore të SHBA mbi aeroportin e Baghdad. Bashkë me të humbën jetën dhe komandanti ushtarak irakian Abu Mahdi al-Muhandis, katër ushtarakë irakianë dhe një tjetër iranian. Debat i madh në gjithë botën ka lindur për këtë çështje ku vendet perëndimore janë vendosur krah SHBA-së ndërsa Iraku me Iranin e kanë dënuar ashpër.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI