Flash

Sulmet ndaj ambasadës në Beograd, Mali i Zi: Akt vandal, Serbia të përgjigjet urgjentisht

Lapsi.al 3 January 2020
Sulmet ndaj ambasadës në Beograd, Mali i Zi: Akt vandal, Serbia

Kryeministri malazez dhe ministria e jashtme kanë reaguar ashpër pas sulmit ndaj ambasadës së tyre në Beograd. Kryeministri Markoviç thotë se është një sulm i papranueshëm kurse ministria e jashtme i bën thirrje qeverisë serbe që t’i përgjigjet urgjentisht aktit vandal dhe të merren masa ndaj organizatorëve dhe autorëve të aktit.

“Qëndrimi i autoriteteve serbe është befasues. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që ka pllakosur nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj,”- tha kryeministri Markoviç.

Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, që t’i përgjigjen urgjentisht këtij akti vandal dhe që autoritetet kompetente të ndërmarrin veprime të duhura sa më shpejt kundër organizatorëve dhe autorëve që shkelin sigurinë e ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi”, tha më tej ministria.

Ambasada e Malit të Zi në Beograd u sulmua sërish mbrëmjen e së enjtes nga disa mbështetës të Kishës Ortodokse serbe dhe tifozë të Yllit të Kuq. Ata kanë tentuar të djegin flamurin e Malit të Zi duke përdorur mjete piroteknike. Megjithatë raportohet se flamuri është zëvendësuar menjehrëherë mëngjesin e së premtes, bëjnë të ditur mediat malazeze.

Ligji i miratuar javën e kaluar në Parlamentin e Malit të Zi për liritë fetare, ka nxitur shqetësime për marrje të pronës së kishës nga shteti, prandaj ky dokument është kundërshtuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ende ka pozicion udhëheqës në kishat ortodokse në Malin e Zi. Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme në mesin e malazezëve pro-serbë, zemërim mes serbëve dhe përballje të ashpër fizike në Parlamentin e Serbisë, ku ligjvënësit kanë thënë se Qeveria serbë është duke bërë shumë pak për të mbrojtur Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI