Flash

Kush është Harun Çelik, mësuesi turk që autoritetet shqiptare lejuan të 'rrëmbej' në Rinas nga shërbimi sekret i Erdogan

Lapsi.al 3 January 2020
Kush është Harun Çelik, mësuesi turk që autoritetet

Harun Çelik nuk ka punuar asnjë ditë në Shqipëri dhe ka ardhur në vendin tonë vetëm për ta përdorur si mundësi kalimi drejt një vendi perëndimor.

ABC News kontaktoi të njohur të tij në Shqipëri, të cilën nuk pranojnë të shfaqen, por që rrëfejnë jetën e mësuesit 42 vjecar. Ai ka studiuar për mësuesi në Stamboll dhe deri në vitin 2016 ka dhënë mësim në Ankara dhe Bursa.

Çelik është i martuar dhe ka 4 fëmijë, 1 prej të cilëve e ka adoptuar jashtë vendit teksa merrej paralelisht edhe me tregti tekstilesh.

Mësuesi kishte filluar të mos ndjente siguri për jetën e tij dhe familjes që prej vitit 2013 kur nisi agérsioni i Erdogan ndaj gylenistëve, ndaj, në vitin 2016 Harun Çelik u shpërngul bashkë me familjen e tij në Kazakistan, aty ku ndodhej edhe kur u tentua grushti i shtetit.

Që prej asaj kohe, ai ishte gjithnjë në kërkim të një mundësie për të shkuar në një vend perëndimor e për të kërkuar azil politik. Një i njohur i tij në Kosovë e pajisi me një vizë fálse kanadeze dhe përmes saj, mësuesi turk tentoi të udhëtonte nga Tirana në Toronto në korrik 2019. Por políca shqiptare e zbuloi dhe e arréstoi. Ai bëri búrg deri në 1 janar kur u lirua. Ai u dëbúa menjëherë dhe u dorëzúa tek antitérrori turk.

Avokati i tij, Alban Bengasi i tha ABC News, se Harun Çelik nuk ishte njoftuar për débimin, siç ligji e kërkon, dhe për këtë arsye, ai nuk kishte pasur mundësi të bënte ankimim./ abc

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI