Flash

Hashim Thaçi i dërgon letër Albin Kurtit: Të pres më 6 janar në ora 15:00

Lapsi.al 3 January 2020
Hashim Thaçi i dërgon letër Albin Kurtit: Të pres më

Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Këtë herë, pasi Kurti propozoi 6 janarin për takim, Thaçi ka caktuar orën 15:00, raporton Express.

Në letrën e katërt të Thaçit drejtuar Kurtit, ai shpreh gatishmërinë që ta takojë Kurtin në orën 15:00, në Kabinetin e Presidencës.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Ndërkohë, në një konferencë për media, Thaçi kishte thënë se nuk i ka mbetur hatri nga dy refuzimet e Kurtit për takim.

“Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, kishte thënë ai

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI