Flash

Arrestohet i riu nga Lazarati, ishte pjesë e grupit të zjarrit që sulmoi me armë policinë

Lapsi.al 3 January 2020
Arrestohet i riu nga Lazarati, ishte pjesë e grupit të zjarrit që

Pesë vjet pas aksionit antikanabis në Lazarat, policia ka arrestuar Enrik Skënderin 27 vjeç. Ai akuzohet për “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje” gjatë aksionit të policisë antikanabsi në qershor 2014.

“Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Njoftimi policise

Gjirokastër.

Policia ekzekuton urdhrin e ndalimit ndaj 27 vjeçarit nga Lazarati për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të Urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e shtetasit Enrik Skënderi, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI