Flash

A është Klea Huta shtatëzanë?

Lapsi.al 3 January 2020
A është Klea Huta shtatëzanë?

Në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, Klea Huta si gjithnjë dukej yll, por prisni pak, po ky barku pak më i rrumbullakosur?

Kjo na bëri të dyshojmë për një shtatzëni të moderatores.

Gjatë emisionit, kamera fokusoi disa herë barkun e Kleas…

Për më tepër, vëmendjen na e tërhoqi komenti i instruktorit të saj të palestrës në foton e fundit në Instagram, i cili i shkruante:

“Gëzuar zemër! Ky vit do jetë krejt ndryshe”, koment të cilit Klea i ishte përgjigjur:

“Meziii presss”, të shoqëruar me tre zemra, duke lënë të kuptohet se diçka e veçantë po vjen.

Për më tepër, në foton e saj nuk munguan edhe disa komente të tjera ku Kleas i përmendnin shtatzëninë, ashtu si Luana bëri gjatë emisionit.

Kjo e fundit e pyeti dyshen se kur kishte ndërmend të sillte në jetë ‘një talent’, ndërsa Klea pa nga Elgiti i cili dha përgjigjen “Të martohemi njëherë“.

“Janë punët e Zotit o zemër”- shtoi më pas Klea duke qeshur.

Gjithashtu, gjatë lojës me thasë në emision, Kleas i duhej të hidhej, por ajo preferoi të ecte duke bërë kështu me “hile”, mbase për hir të krijesës që po rritet në barkun e saj…

Këto detaje na shtynë të bëjmë kërkimet, pamë komentin, pyetëm vërdallë dhe burimet tona na konfirmuan që është shtatzënë!

Mesa duket, Klea dhe Elgiti janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë, ndërsa po presim me padurim të mësojmë gjininë e foshnjës, e cila siç Klea ka treguar më herët, nëse do të jetë vajzë do të quhet me patjetër Amla.

Ah, edhe një tjetër detaj: Klea kishte veshur një xhaketë me prerje të drejtë, në tentativë për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.

Ky veprim na kujtoi Beyonce-n, e cila me një xhaketë të tillë me xixa maskonte disi rrumbullakësinë.

Çifti ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike ndërsa ne po presim për një konfirmim nga dyshja, të cilëve i mbetet vetëm të na thonë ‘Po’ për lajmin e ëmbël.Iconstyle

Të këshilluara

Lady Gaga, puthje në publik me të dashurin

Këngëtarja e hitit ‘Shallow’ është parë natën e ndërrimit të viteve teksa shkëmben puthje të zjarrta me mashkullin misterioz siç e qujanë mediat e huaja. Gaga i...

14:47

Kiara flet për Butrintin, 'I ka ikur vlera'

Kiara Tito ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’. Ajo ka folur jo pak për jetën e saj para famës, ashtu sikurse ka shpjeguar rolin e medias lidhur me p...

11:18

Adrola flet për lidhjen me Ylli Limanin

Anabel thotë se, pak para se të prezantonte Këngën Magjike, burime për median në fjalë u shprehën për një romancë mes Adrola Dushit dhe Ylli Limanit, por thas...

11:13

Ndahet nga jeta reperja amerikane

Reperja e njohur amerikane Lexii Alijai, ka vdekur në mënyrë misterioze në moshë shumë të re. Lajmin për vdekjen e 21 vjeçares e ka bërë të ditur familja e s...

09:34

Enada Hoxha pozon me gjoksin jashtë

Balerina dhe korografja Enada Hoxha, e cila ka ruajtur për shumë kohë një profil të rezervuar në publik, ka vendosur këtë herë të thyejë tabutë duke pozuar për ...

23:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI