Flash

Tentuan të hakmerreshin/ Zbardhet atentati në Fier, arrestohen dy autorët e dyshuar

Lapsi.al 2 January 2020
Tentuan të hakmerreshin/ Zbardhet atentati në Fier, arrestohen dy

Policia e Fierit ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më 30 dhjetor në fshatin Dukas, Patos ku dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari, i cili arriti t’i shpëtonte atentatit. Dy autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia me akuzën për “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” .

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi Agron Hoxha, 60 vjeç se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve A. G., 34 vjeç dhe V. L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit Agron Hoxha, banues në Patos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.

60-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer kohë më parë, rreth viteve ’90. Ai kishte kryer disa vite burg dhe kishte fituar lirinë duke mos qenë dhe autori kryesor i krimit. Po kështu mësohet se dy të ndaluarit sot nga policia janë të afërm të personit që ka vdekur vite me parë. Sipas burimeve nga policia, ata kanë dashur të marrin hak duke i bërë atentat 60-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI