Flash

Rina dhe Sin Boy nisin bashkëjetesën

Lapsi.al 2 January 2020
Rina dhe Sin Boy nisin bashkëjetesën

Vetëm pak kohë më parë, reperja Rina Balaj dhe i dashuri i saj i ri SinBoy u përfolën për një ndarje të mundshme pasi nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale.

Por gjërat në të vërtetë janë bërë gjithnjë e më shumë serioze dhe këtë e ka konfirmuar vetë dyshja në një intervistë për emisionin “Mirage”.

Çifti ka nisur bashkëjetesën dhe intervista në fjalë është zhvilluar pikërisht në ambientet e shtëpisë së tyre.

Gjatë bisedës, ata kanë rrëfyer se SinBoy është takuar madje së fundmi dhe me familjen e reperes dhe duket se ka marrë miratimin e tyre, pas më shumë se 1 viti që ata janë së bashku.

I pyetur se si i është dukur famlja e Rinës, SinBoy përgjigjet: “Shumë njerëz të mirë, shumë energji të mirë! I shikon dhe je i lumtur.”

Sakaq Rina duke qeshur e ka ngacmuar partnerin, duke i thënë se vetëm babanë e saj ai e ka frikë, pasi ai është polic. Çifti gjithashtu ka folur dhe për planet për një martesë të mundshme në vitin 2020.

SinBoy shprehet me shaka se ndonëse nuk kanë vendosur ende asgjë, diçka është e sigurt: Në dasmë do të këndojë Muharrem Ahmeti!

Të këshilluara

Renis Gjoka shkëputet nga muzika për vajzën

Renis Gjoka është bërë baba për herë të parë vetëm pak muaj më parë. Dhe duket se ardhja në jetë e Aurës ka ndikuar shumë tek Renisi. I ftuar në emisionin ‘Ftes...

15:16

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje

Aurela ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush luan” ku nën shoqërinë e artistëve dhe të ftuarve përcollën një atmosferë mjaft të këndshme për ditën e p...

10:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI