Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Skandali/ Ku u shkel ligji në ekstradimin e mësuesit gylenist?

Lapsi.al 2 January 2020
Skandali/ Ku u shkel ligji në ekstradimin e mësuesit gylenist?
Njoftimet e policisë shqiptare dhe më pas ato të kryeministrisë se ekstradimi i një mësuesi turk të dyshuar si pjesë e organizatës gyleniste janë nxjerrë bllof nga njoftimet e mediave turke. Ato raportuan se “marrja e Harun Çelik ishte një operacion i shërbimit sekret turk, MIT“. Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama – Erdogan?

Një ndër mediat më të mëdha online në Turqi si “Internet Haber” shkruan: “Harun Çelik u soll në Turqi përmes një operacioni i shërbimit sekret turk MIT”. “Internet Haber” raporton se shokët e Harunit e ndoqën makinën e policisë me vrap teksa ai dërgohej në aeroport. Edhe një media tjetër ,“Karar” konfirmon se ishte shërbimi sekret turk ai që mori Harun Çelikun duke rrëzuar versionin e autoriteteve shqiptare , se “ai u deportua pasi kishte mbaruar dënimin 5 mujor për shkelje të paligjshme të kufirit këtu”. “Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do dëbohet,” tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai. Zyra e Kryeministrit Edi Rama, e pyetur nga BIRN, këmbënguli se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”. Por, largimi natën, në ditë pushimi, me një vendim të papritur të mësuesit turk Harun Çelik, ka ngjallur dyshime të forta se se ai ka të bëjë me një koncesion që kryeministri Rama, i ka bërë vëllait të tij Erdogan, në kuadër të gjuetisë së shtrigave që presidenti turk ka nisur ndaj gylenistëve, që ai i ka akuzuar pa fakte të njohura botërisht si organizatorë të grushtit të shtetit në korrik 2016. Në maj 2018, një një intervistë me Ilva Taren në Ora news, Rama i pyetur për rrjetin FETO e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Ndonëse vetë Fetullah Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë dhe ndonëse të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara, Rama është rreshtuar përkrah Erdoganit. Pikërisht këto qëndrime e kanë detyruar edhe eurodeputeten, Ramona Strugariu të vërë gishtin menjëherë mbi kryeministrin shqiptar përmes një statusi në Twitter. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo. Në këtë konventë çdo shtet angazhohet për mosekstradimin drejt shteteve ku ka dënim me vdekje dhe ku të burgosurit trajtohen në mënyrë të padrejtë. Pikërisht kjo shkelje e konventave si dhe fakti që ndryshe nga ligji shqiptar, Harun Çelik, u ekstradua megjithëse ai kishte kërkuar këtu strehim politik sipas avokatit të tij, e nxjerr zbuluar veprimin skandaloz të shtetit shqiptar. Avokati Alban Bengasi i tha Zërit të Amerikes se “Harun Çelik u ka kërkuar zyrtarëve azil politik, por kjo i është refuzuar nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria Pikërisht për këto atsye autoritetet shqiptare u detyruan të gënjejnë dhe vetëm mediat turke e nxorën të vërtetën se "rrëmbimi" i Harun Çelik, ishte një vepër e shërbimit sekret turk. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43