Flash

Miley publikon videon e dekadës me Liam (Video)

Lapsi.al 2 January 2020
Miley publikon videon e dekadës me Liam (Video)

Miley Cyrus i kushtoi një video të shkurtër 10-minutëshe 10 viteve të jetës së saj. “Videoja e dekadës së Miley Cyrus: 10 vite në 10 minuta” titullohet videoja, në të cilën sigurisht që nuk mund të mungonte Liam Hemsworth, një pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

Liam del disa herë gjatë 10 minutave. Në fillim, shfaqet në “The Last Song”, film ku luante së bashku me Miley-n dhe shërbeu si filimi i njohjes së tyre; pastaj gjatë fejesës së tyre në 2012-n;

një vit më pas, në 2013-n kur patën edhe ndarjen e bujshme;

më pas, Miley vendosi një foto të dasmës së tyre, e pasuar nga lajmet e ndarjes.

Sipas TMZ, procedura përfundimtare e divorcit të Liam-it dhe Miley-t ndodhi në prag të Krishtlindjes. Thuhet se situata nuk ishte aspak e komplikuar, por TMZ thekson se “divorci u shoqërua me trishtim nga të dyja palët”.

Miley dhe Liam u ndanë më 10 gusht 2019, më pak se një vit pas martesës në vitin 2018.

Të këshilluara

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje

Aurela ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush luan” ku nën shoqërinë e artistëve dhe të ftuarve përcollën një atmosferë mjaft të këndshme për ditën e p...

10:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI