Flash

Butrint Imeri: Dashuria për vajzën turke dhe kënga që i dedikova

Lapsi.al 2 January 2020
Butrint Imeri: Dashuria për vajzën turke dhe kënga që i

Prej më shumë se 2 vitesh në mediat rozë përflitet për një lidhje mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.

Por pavarësisht provave të shumta, dyshja e ka mohuar të ketë pasur diçka më shumë se shoqëri mes tyre dhe ndonëse Butrinti ka tentuar të jetë sa më diskret për jetën e tij private, së fundmi në emisionin “Shiko kush luan”, ka vendosur të hapë zemrën.I pyetur nëse ndonjëra prej këngëve të tij ishte dedikim, Imeri rrëfeu se kënga “Xhanëm” është e tillë, duke zbuluar për herë të parë dhe një histori dashurie, në tentativë për të mos marrë dënimin gjatë lojës.

Artisti rrëfeu se kënga i dedikohej një vajze të huaj me të cilën ishte njohur në internet.

“Kam qenë i lidhur me një femër para katër viteve, emrin e kishte Demet, nuk është shqiptare.”-u shpreh Butrinti dhe nisur nga emri, vajza me siguri ka qenë turke.

Pra nëse bëjmë llogaritë, Butrinti ka qenë 19 vjeç në kohën e historisë me vajzën turke, që mesa duket i ka lënë atij gjurmë, duke qenë se në këngën “Xhanëm” që edhe titullin e ka në gjuhën turke, i këndon: “Asnjëherë nuk kam me t’lon xhanëm…”

Të këshilluara

Rina dhe Sin Boy nisin bashkëjetesën

Vetëm pak kohë më parë, reperja Rina Balaj dhe i dashuri i saj i ri SinBoy u përfolën për një ndarje të mundshme pasi nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale. Po...

16:18

Renis Gjoka shkëputet nga muzika për vajzën

Renis Gjoka është bërë baba për herë të parë vetëm pak muaj më parë. Dhe duket se ardhja në jetë e Aurës ka ndikuar shumë tek Renisi. I ftuar në emisionin ‘Ftes...

15:16

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje

Aurela ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush luan” ku nën shoqërinë e artistëve dhe të ftuarve përcollën një atmosferë mjaft të këndshme për ditën e p...

10:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI