Flash

Aksidenti tragjik në Tiranë, identifikohet një nga viktimat

Lapsi.al 2 January 2020
Aksidenti tragjik në Tiranë, identifikohet një nga viktimat

Ditën e sotme është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona. Dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua.

Bëhet me dije, se një nga personat që humbi jetën në aksidentin e sotëm është identifikuar si Erion Balla, 36 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Xhamlliku”. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve, Edmond Murati dhe Eljon Lazri, të cilët gjithashtu kanë pësuar lëndime.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar prej një nga automjetet e përfshirë në aksident. Ndërkohë, mbetet e paidentifikuar ende viktima e seksit femër.

Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI