Flash

Tha se kishte performancë të dobët në Eurovision, Federik Ndoci ka një përgjigje për Juliana Pashën

Lapsi.al 1 January 2020
Tha se kishte performancë të dobët në Eurovision, Federik

E ftuar javën e kaluar në "Shiko kush luan", Juliana Pasha u vendos përballë një pyetjeje të vështirë në lojën "Ndaje ose haje". E pyetur nga Luana se cila ka qenë performanca më e dobët e Shqipërisë në Eurovision, Juliana u përgjigj: "Performanca më e dobët besoj që ka qenë Frederik Ndoci". Pas deklaratës së këngëtares, Frederiku ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook.

"Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande", është shprehur ndër të tjera artisti. Lexoni më poshtë reagimin e plotë.

Reagimi i plotë i Ndocit.

"Asht shum e veshtir te flasesh per nje koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar qe ka debutu. Ne kemi perfaqesuar shqiperin ne nji kompeticion, dhe ne pergjithsi sejcili ka qene denjesisht mir. Stilet kan ken të ndryshme Por sejcili artist asht mundu me stilin qe ka sjell ta ket perfekt, pavaresisht vlersimeve qe marrin. Mos harroni se eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival, mjafton te lexosh sepse jan ne anglish, por ma te kujdesshem jan klubet e te gjitha shteteve pjesmarres te cilet ruajne me fanatizem çdo vlersim apo nenvlefsim dhe flasin e shkruajn per cdo artist pjesmarres.

Mirepo ka artist provincial qe I japin gojes, qe shperfaqen posht nivelit qe meriton epiteti artist, dhe nga qe jan te sigurt qe niveli i fansave personal nuk din anglish por vetem burrelshe, qe pritojn me lexu ndoshta edhe shqip, por mjaftohen me like, dhe ne thelb keta kubike artist harrojn qe për te dal ne krye, ne se i ka dhan Zoti diçka vertet, kan pune e u duhet. shum mund, dhe smund te dalesh thjesh duke ul male e lisa, se trembin sorra e korba minimumi. Mendoj me pak keqardhje qe me vjen por e meriton drejt e drejt kjo artistja qytetare nderi e Burrelit, e perkrahur nga gjithkush atavizme e ppsh, qe sot me thenien e saj me vjen gjynah se po shkon viktim e atyre.

Ajo mund të mendojn se asht e mir, por me sa kam ndigju artistet e tjera femra ne shqiperi, kesaj i duhet pune, se ka mbi 150 volale femrash qe dijne te performojn shum her ma mir dhe má me kultur, të bertitunit ka nje vler per nivele qe e masin performancen me kuaj fuqi bertitje. Ai qe kendon fort kendon asht kangtar i madh. Ne fakt britma me zanore te hapuna asht nje lloj pa aftesie vokale por qe ne zhandrre te veçanta nuk pi uj, kam ven re se edhe jazz kur sjell nje imitim shpesh mir por qe mbet imitim kur ngaterron soul jazz me rythm blues dhe jo origjinalitet pasi do marresh kangen e tjetër kujt per me i mbush mendjen disa njerezve nen nivel se je E madhe.

Keto artist e kuptojn vleren e vet personale se sa te vegjel jan, vetem atehere kur kalojn jasht shqiprie, në kompeticione internazionale.

Ne se krahason artistja vlerat dhe karrieren personale me çka arriti edhe pse 100 her ma e sponsorizuar dhe ma e perkrahur besoj se i duhen edhe 35 vite karrier, por ne rastin e shpervjeljes se saj prej total ignorante, ndoshta ka mendu se nga nje her edhe mund te kapercen ça vende nalt duke vjell vrer kunder kolegut pavaresisht permasave.

Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.

 Kam nja 400 kang te regjistruara ne stile te ndryshme, bile ne blues e ne rock&roll nje performance e imja ka ken Grammy Award më 14 të tjera ne 2006

Futu në Grammy Awards FREDERIK Ndoci dhe kliko më kangen “all the love in the world”

Pastaj me qe disa breza vlersojn pozitivisht artin e frederikut në shum zhandrre, ose jan budallej ose diçka i kenaq vertet.

Gjithsesi nuk asht turp nje kolege kur vjedh vrer sepse vetvritet në menyr të rrufeshme, ndoshta edhe kush fshihet pas saj.

Megjithate

Gezuar Vitin e Ri miq e armiq."

 

Të këshilluara

Lidhjet më të bujshme të vitit që lam pas

2019-a ka qenë padyshim viti i romancave të reja, disa prej të cilave janë bërë publike që në fillimet e tyre, e të tjera janë munduar të mbahen sa më shumë të ...

13:38

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI