Flash

Lidhjet më të bujshme të vitit që lam pas

Lapsi.al 1 January 2020
Lidhjet më të bujshme të vitit që lam pas

2019-a ka qenë padyshim viti i romancave të reja, disa prej të cilave janë bërë publike që në fillimet e tyre, e të tjera janë munduar të mbahen sa më shumë të fshehta, por pa sukses!

Më poshtë ju sjellim lidhjet më të bujshme të vitit 2019, që deshën, s’deshën, u kthyen në kryefjalën e mediave.

1.Mc Kresha dhe Erzina

Reperi u fotografua shpesh rrugëve të qytetit me partneren e tij Erzinën, me të cilën u martua vetëm disa ditë më parë. Madje, shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të parë pasi Erzina është në pritje të ëmbël.

2.Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Megjithëse u munduan ta mbanin sa më gjatë të fshehtë, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, u fotografuan shpesh në momente intime me njëri-tjetrin, derisa vendosën të dalin hapur në publik.

Mirëpo, së fundmi po aludohet për një ndarje të çiftit, për arsye që ende s’janë bërë të ditura.

3.Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, janë përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë. Në nëntor të këtij viti, burime pranë dyshes treguan se ata kishin hedhur një hap serioz në lidhjen e tyre, duke nisur bashkëjetesën.

4.Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Në qershor të këtij viti, “Iconstyle.al” bëri të ditur lidhjen e re të dashurisë së reperes Dafina Zeqiri me Dj Geek. Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja i konfirmoi këto lajme nëpërmjet një fotoje me Dj Geek, ku e thërriste partnerin ‘baby’ dhe kishte vendosur emoji-n e një çifti të dashuruar.

5.Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Në shkurt të këtij viti, këngëtarja Marsela Çibukaj konfirmoi romancën e saj me këngëtarin Vitmar Basha. Gjatë një interviste, ky i fundit pranoi se frymëzim për albumin e tij të ri është pikërisht Marsela.

6.Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Në prill të këtij viti, aktori i humorit Olsi Bylyku konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë me partneren, Egli Tako. Çifti u fotografua për dore gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë” dhe që atëherë s’e kanë fshehur më romancën e tyre nga publiku.

7.Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Në korrik të këtij viti, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, konfirmoi lidhjen e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Ata janë bërë të pandarë dhe shfaqen kudo krah njëri-tjetrit. Madje, Anwar e shoqëroi këngëtaren shqiptare edhe gjatë festivalit “Sunny Hill” në Kosovë.

8.Faton Shoshi dhe Lorena Haliti

Vetëm pak ditë më parë, menaxheri i VIP-ave, Faton Shoshi, konfirmoi lidhjen e shumëpërfolur me modelen Lorena Haliti. Dyshja janë parë shpesh së bashku, mirëpo konfirmimi i romancës nga ana e menaxherit erdhi vetëm së fundmi.

9.Pirro Çako dhe punojësja e Gjykatës

Në qershor të këtij viti u konfirmua lidhja e kantautorit Pirro Çako me një punojëse bjonde të Gjykatës. Në mbylljen e sezonit të “Të dielës shqiptare”, gjatë drekës së fundit me kolegët, Pirro ishte i shoqëruar nga e dashura e tij, e cila është rreth 20 vite më e re se kantautori.

10. Nevina Shtylla dhe Arbër Myftari

Në korrik të këtij viti, “Panorama Sport” zbuloi lidhjen e fshehtë të Nevina Shtyllës me juristin Arbër Myftari. Nevina dhe partneri janë prej 3 vitesh në një lidhje dashurie dhe prej më shumë se një viti po bashkëjetojnë në Tiranë.

11.Genta Ismajli dhe Hysen Usta

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Genta Ismajli konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Madje, partneri i porpozoi Gentës në Urën e Bosforit dhe shumë shpejt presim një dasmë nga çifti.

12. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Në maj të këtij viti u zbulua lidhja e dashurisë e moderatores Jonida Vokshi me aktorin e njohur Besnik Krapi. Madje, gjërat mes çiftit ndodhën shumë shpejt. Me zbulimin e romancës, u zbuluan edhe planet e tyre për martesë.

Jonida dhe Besniku u kurorëzuan në shtator të këtij viti, ndërsa tashmë Jonida është zhvendosur për të jetuar në Kosovë.

Të këshilluara

Australia mirëpret vitin e ri 2020 (Video)

Australia është shteti i dytë pas Zelandës së Re që feston Vitin e Ri 2020. Shteti Australian është një nga vendet më të zhvilluar në botë. Në momenti...

16:52

A do ketë një dasëm mes Elgitit dhe Kleas?

Klea Huta e veshur me vello i tha “Po” Elgit Dodës në emisionin e Luana Vjollcës. Një ceremoni altari është improvizuar në emisionin e 1 janarit, që duket si...

16:01

Travis pranon, 'Kylie është dashuria ime'

Kanë kaluar thuajse 3 muaj që nga dita kur Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë. Gjithsesi, kjo s'do të thotë që mes dyshes dashuria mbaroi. Ishte reperi ai që...

13:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI