Flash

Jonida Maliqi flet mbi të vërtetën e videos me Flori Mumajesin

Lapsi.al 1 January 2020
Jonida Maliqi flet mbi të vërtetën e videos me Flori Mumajesin

Mëngjesin e sotëm, Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”.

Në intervistën e parë për këtë vit, ajo foli për vitin që lamë pas dhe eksperiencat e bukura që kaloi.

Përpos projekteve të rëndësishme të saj, që u bënë pjesë e bisedës, Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për një video të publikuar në media, ku ajo shfaqet me Flori Mumajesin në rrugë.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”.

Në videon Jonida shfaqej në Francë së bashku me Florin dhe dukej që video ishte shkrepur kohë më parë, pasi Jonida shfaqet me flokët bjonde.

Të këshilluara

Australia mirëpret vitin e ri 2020 (Video)

Australia është shteti i dytë pas Zelandës së Re që feston Vitin e Ri 2020. Shteti Australian është një nga vendet më të zhvilluar në botë. Në momenti...

16:52

A do ketë një dasëm mes Elgitit dhe Kleas?

Klea Huta e veshur me vello i tha “Po” Elgit Dodës në emisionin e Luana Vjollcës. Një ceremoni altari është improvizuar në emisionin e 1 janarit, që duket si...

16:01

Travis pranon, 'Kylie është dashuria ime'

Kanë kaluar thuajse 3 muaj që nga dita kur Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë. Gjithsesi, kjo s'do të thotë që mes dyshes dashuria mbaroi. Ishte reperi ai që...

13:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI