Flash

Zëri Amerikës: Kryebashkiaku Fatos Tushe u plagos për çështje parash

Lapsi.al 31 December 2019
Zëri Amerikës: Kryebashkiaku Fatos Tushe u plagos për

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu mbetën sot të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në mjediset e zyrës së drejtuesit lokal të qytetit. Mjeti shpërthyes mësohet të jetë hedhur nga Gëzim Saraçi, ish shoferi i zotit Tushe.

Kryebashkiaku dhe sekretarja e tij u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët deklaruan se zoti Tushe ka patur dëmtime të lehta, vetëm në kraharor, ndërsa zonja Qalliu, ka pësuar dëmtime të kockave në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Motivet janë ende të paqarta. Një nga pistat e hetimit është ajo e pushimit të Saraçit nga puna, ndonëse e ndodhur më shumë se dy vjet më parë, por nuk përjashtohen dhe shkaqe që nuk lidhen me marrëdhënie thjesht institucionale. Sipas asaj që kanë treguar dëshmitarë okularë, referuar mediave lokale, të dy kanë qenë duke debatuar përpara Bashkisë për çështje parash, ndërsa janë ngjitur me pas drejt zyrës së kryebashkiakut.

Policia njoftoi se ka nisur kontrolle të shumta në zonë, përfshitrë njësitë e forcave speciale, për kapjen e Saraçit./VOA/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI