Flash

Ky është Gëzim Saraçi, shoferi që hodhi granatën në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës

Lapsi.al 31 December 2019
Ky është Gëzim Saraçi,  shoferi që hodhi

Policia e Shtetit ka publikuar foton e Gëzim Saracit, shoferit që bëri sot atentatin ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe. Në njoftimin për media policia thotë se Saraci fshihet në zonën e qarkut Berat. 1 milion lekë janë vënë në dispozicion të kujtdo që jep informacion konkret për të.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI