Flash

Skandali/Koncesionari i check-up ka marrë 8.5 milionë euro për 580 mijë kontrolle të pakryera

Lapsi.al 31 December 2019
Skandali/Koncesionari i check-up ka marrë 8.5 milionë euro për

Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e ditur në një raport për koncesionet të publikuar nga Ministria e Financave.

Për këtë kontratë partneriteti publik privat  në nivel vjetor janë parashikuar  475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.  Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891 (shih tabelën më poshtë). Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533.

Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1,844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve të Monitor, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!

Ministria e Financave e pranon në raport që “Rreziku i kërkesës do të jetë i lartë në rastin e këtij shërbimi pasi ky projekt nëpërmjet kësaj kontrate AK i garanton një mbështetje financiare koncesionarit deri në 475.000 kontrolle në vit”.

Ashtu si në rastin e koncesionit të sterilizimit (https://www.monitor.al/llogaritjet-e-gabuara-per-sterilizimin-ne-2018-n-u-dyfishua-numri-i-operacioneve-u-paguan-5-mln-euro-me-shume/), risku financiar sërish është marrë përsipër nga shteti. “Në lidhje me risqet që rrjedhin nga zbatimi i kontratës koncesionare, tek pala private janë transferuar risku i ndërtimit, risku i operimit dhe performancës, risku i transferimit të aseteve, ndërsa risku i ndryshimeve ligjore, risku material nga vendimet politike, risku financiari janë alokuar palës publike. Ndërkohë janë ndarë mes palëve risku i kërkesës, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit, risku i ndërprerjes së kontratësdhe risku i lejeve dhe liçencave”, thuhet në raport.

Sipas raportit,  “ky  projekt është propozim i kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i nënshkruar në vitin 2015 me shoqërinë koncesionare “3P Life Logistic” dhe ka kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Ky partneritet publik-privat ka si qëllim kontrollin mjekësor bazë që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.

Kjo kontratë ka filluar të implementohet në datë 31.03.2015 dhe zbatimi i projektit ka ecur sipas afateve të përcaktuara në të. Në bazë të kësaj kontrate, shoqëria koncesionare ka marrë përsipër të ndërtojë, pajisë me aparaturat mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratore.

Nëpërmjet këtij programi kontrolli bëhet e mundur që,për periudhën afatmesme në afatgjatë, të mund të zbulohen në kohë dhe të parandalohen sa më shumë të jetë e mundur sëmundje të cilat nëse nuk do të identifikoheshin në kohë, do të sillnin pasoja të konsiderueshme për vetë njerëzit e prekur, por edhe kosto të konsiderueshme për trajtimin e tyre me shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Ky shërbim përfitohet falas nga të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI