Flash

Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e prishura mes Tushes dhe ish-shoferit

Lapsi.al 31 December 2019
Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e

Atentati që ka tronditur Lushnjen, në të cilin Gëzim Saraçi, goditi me granatë në zyrat e bashkisë, kryebashkiakun Fatos Tushe dhe sekretaren e tij Erisa Qalliu mban brenda vetes shumë mistere. Pësrse këtë ditë të fund vitit, që në ora 09 00 të mëngjesit, ish shoferi i Tushes e priti atë në shkallët e hyrjes së insititucionit ? Përse Tushe e kishte pushuar nga puna ish shoferin Sararaçi, duke e detyruar atë të hidhte granatën me të cilën e plagosi në shpatull dhe në këmbë ? Pse ishin grindur vazhdimisht dhe madje disa dite me parë? Pse Tushe nuk pati bërë asnjë denoncim për këto grindje? Pse ai dikur kishte punësuar një "shofer-shok" me te shkuar kriminale? A ishte sekretarja Erisa Qalliu një dëm kolateral i këtij incidenti ? A kishin shefi dhe ish shoferi një konflikt të hapur mes tyre?

Kronika

Në mëngjesin e kësaj të marte. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka hyre në derën kryesore të bashkise kur ka gjetur aty ish shoferin e vet Gezim Saraçi. Në shkallët qe të çojnë drejt katit te dyte të bashkisë ka pasur nje debat verbal mes palëve, debat i cili ka vijuar deri ne zyren e kreut te bashkise Fatos Tushe. Pikerisht aty, Gezim Saraçi ka vendosur te nxjerrë nga xhepi i xhupit nje granate duke e hedhur drejt Fatos Tushes dhe sekretares se tij Erisa Qalliu.Pas ngjarjes autori është larguar menjehere me vrap nga ambientet e bashkisë ndersa shpërthimi ka tronditur punonjesit e tjerë, të cilët kane kërkuar menjëherë ndihmë për të derguar ne spital Fatos Tushen dhe sekretaren e tij. Fatmirësisht Tushe ka marre dëmtime të vogla në shpatull dhe këmbë, por është jashtë rrezikut, ashtu sikurse edhe Erisa Qalliu, ndonëse sekretarja ka dëmtime më serioze në gjymtyre të ndryshme. Menjëherë policia ka rrethuar qytetin ndaj atentatorit që është larguar në drejtim të paditur, ndërsa të plagosurtit janë dërguar në spitalin e Tiranës.

Versionet

Fakti që atentati është kryer nja një person që i ka shërbyrer për shumë kohë si shofer kryebashkiakut ka nxitur dyshimet e para se sherri mes tyre nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as banal. Hamendësimet shkojnë nga një qefmbetje për largimin nga puna e deri tek pazare të prishuar mes të plagosurit dhe agresorit. Pikërisht këtij version i ka mëshuar edhe Partia Demokratike me një deklaratë menjëherë pas atentatit. Sipas PD-së shoferi Gëzim Saraçi njihet si një njeri i botës së erët të krimit dhe i lidhur me trafikun e drogës. “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij” thuhet nga selia blu. Dhe pikërisht për këtë në deklaratë mbërrihet në konkluzion: “Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI