Flash

E quajti performues të dobët, Frederik Ndoci i kthehet Juliana Pashës

Lapsi.al 31 December 2019
E quajti performues të dobët, Frederik Ndoci i kthehet Juliana

Të shtunën mbrëma në ‘Shiko kush luan’ ka qenë e ftuar ndër të tjerë edhe këngëtarja, Juliana Pasha.

Ajo është pyetur ndër të tjera se kush mendon se është kënga më e dobët në festivalin e Eurovisionit. Juliana nuk ngurroi të përgjigjet se ishte kënga e Frederik Ndocit. Ky i fundit ka reaguar duke shkruar një status në facebook ku edhe ka thënë se nuk i takon aspak asaj të japë një vlerësim derisa Eurovisioni përherë ka pasur kritikë të mirëfilltë arti të cilët kanë bërë vlerësime të detajuara për këngët.

Më poshtë reagimi i plotë i artistit:

'Asht shum e vështir te flasësh për një koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar që ka debutu.

Ne kemi përfaqesuar Shqipërin në nji kompeticion, dhe në përgjithsi sejcili ka qenë denjesisht mir.

Stilet kan ken të ndryshme por sejcili artist asht mundu me stilin qe ka sjell ta ket perfekt, pavarsisht vlersimeve qe marrin.

Mos harroni se Eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival, mjafton te lexosh sepse jan ne anglish, por ma te kujdesshem jan klubet e te gjitha shteteve pjesmarres te cilet ruajne me fanatizem çdo vlersim apo nenvlefsim dhe flasin e shkruajn per cdo artist pjesmarres. Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.'

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI