Flash

Aleanca për Teatrin kallëzon Veliajn në SPAK për shpërdorim detyre

Lapsi.al 31 December 2019
Aleanca për Teatrin kallëzon Veliajn në SPAK për

Aleanca për Teatrin kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kallëzimi u dorëzua pranë Prokurorisë Speciale Antikorrupsion. Akuzohet Veliaj për ‘Shpërdorim detyre’.

Në këtë padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë për ndërtimin e teatrit të ri, fakt që kundërshtohet nga Aleanca.

Pedagogu Ervin Goci, aktivist i Aleancës për Teatrin Kombëtar në një prononcim për News 24 tha se deri më tani nuk është bërë publike asnjë informacion rreth projektit që ka bashkia për shembjen e kësaj godine. Sipas tij SPAK është një stres-test, ndërsa theksoi se do të shihet nëse ky institucion do të reagojë apo jo.

“Nuk kemi transparencë për projektin për teatrin. Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me faktin se çfarë do të bëhet për këtë rast. Për ne këta duhet të çohen ne ato mekanizma të cilat shteti shqiptar, që është investuar për sistemin e drejtësisë. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi kemi ne, institucionet duhet të reagojnë, Nëse institucioni vepron, (SPAK) atëherë ka një rreze drite, një shpresë për popullin”, tha Goci.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI