Flash

Zbulohet pse u fshinë këngët e festivalit nga youtube

Lapsi.al 30 December 2019
Zbulohet pse u fshinë këngët e festivalit nga youtube
Fshirja e këngëve nga kanali zyrtar i YouTube vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ishte e befasishme për të gjithë! Jo vetëm për protagonistët, artistët që kishin marrë mijëra e miliona shikimeve dhe pëlqime tek hitet e tyre prej ditës së parë të publikimit, por edhe për organizatorët dhe drejtuesit e këtij edicioni. Por, vetëm dje ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i RTSH-së, përmes të cilit bëhet e ditur arsyeja se pse janë hequr këngët nga YouTube dhe gjithë procedura ligjore që po ndiqet në vazhdim për të sqaruar çdo “tymnajë” diskutimesh dhe hamendësimesh të mundshme.

Njoftimi është ky: “Këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, të cilat kanë qenë të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube nuk janë hequr nga RTSH për arsye teknike, por YouTube ka mbyllur kanalin si pasojë e sulmeve të pandërprera të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra “Suada” dhe agjencia “Albautor” ndaj shumë videove të këngëve nga festivalet e këngës në RTSH ndër vite, të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube. Qendra “Suada” në kundërshtim me ligjin dhe Agjencia “Albautor” në abuzim me kompetencat që ka dhënë ligji, kanë deklaruar pranë YouTube të drejta, të cilat zotërohen në formë ekskluzive nga RTSH. RTSH është duke e ndjekur këtë çështje me shumë vëmendje dhe pas mbledhjes dhe administrimit të të gjitha provave, do të fillojë proceset gjyqësore kundër të gjithë subjekteve që kanë shkaktuar dëmtimin e interesave të ligjshme të RTSH, duke mos përjashtuar asnjë autor të përfshirë, që nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me RTSH me rastin e pjesëmarrjeve në Festivalin e Këngës në RTSH. Ju njoftojmë se të gjitha këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH janë publikuar në kanalin e dytë të RTSH në YouTube”.

Të këshilluara

Victoria Beckham, drejt falimentimit

Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para. Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 mil...

17:55

Al Pacino fotografohet me të dashurën e re

Aktori i njohur me famë botërore, Al Pacino dukej mjaft i qeshur mbrëmjen e së shtunës teksa kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurën e tij, Meital Dohan. ...

17:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI