Flash

Shifrat/ Festat sjellin shqiptarët në shtëpi, sa qytetarë kanë hyrë në Korçë dhe Gjirokastër

Lapsi.al 30 December 2019
Shifrat/ Festat sjellin shqiptarët në shtëpi, sa qytetarë

Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të lartë udhëtarësh, të cilët kanë mbërritur në tokën shqiptare për të kaluar gëzimet së bashku me familjet e tyre.

Gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në territorin shqiptar një numër i madh qytetarësh.

Konkretisht, në pikën kufitare të Kapshticës përgjatë ditës së djeshme kanë hyrë 4900 shtetas, ndërsa kanë dalë 3779  të tjerë. Autoritetet doganore po punojnë aktualisht me 7 sportele, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

Fluks edhe në Kakavijë 

Gjithashtu e njëjta situatë raportohet edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raporton se emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë mbërritur pranë familjeve të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë 6989 shtetas, ndërsa kanë dalë 4108 të tjerë. Autoritetet doganore kanë marrë masa shtesë që gjithçka të shkojë e qetë dhe pa vonesa për udhëtarët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI