Flash

Pas lajmeve për ndarje reagon Rina

Lapsi.al 30 December 2019
Pas lajmeve për ndarje reagon Rina

Pas rikthimit në Instagram, reperja Rina Balaj bëri publike lidhjen e saj me reperin SinBoy.

Ajo publikoi një foto ku e puthte partnerin në faqe dhe kaq u desh që fansat e kolegët e çiftit të vërshonin me urime për dyshen.

Mirëpo, vetëm disa javë pasi bënë publike lidhjen, u vu re se Rina nuk e ndiqte më reperin në Instagram.

U aludua për njëndarje të mundshme mes tyre dhe pas fjalëve që qarkulluan lart e poshtë, reperja vendosi të reagojë për herë të parë.

Ajo publikoi në InstaStory një foto me SinBoy, ku ftonte ndjekësit të dëgjonin këngën e tyre të re.

Në një tjetër postim, Rina tregoi se ndodhej në shtëpi me reperin, duke shuar të gjitha dyshimet se ata nuk janë më me njëri-tjetrin.

Vetëm dy ditë më parë, çifti lançoi bashkëpunimin e tyre të ri të titulluar “Meredith”, i cili ka arritur mijëra klikime në Youtube.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI