Flash

Në listën e filmave të preferuar të Obama-s fshihet një detaj

Lapsi.al 30 December 2019
Në listën e filmave të preferuar të Obama-s fshihet një

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e pasoi listën e librave të preferuar të 2019-s me listën e filmave dhe serialeve që i bënë përshtypje përgjatë vitit.

Lista e filmave përfshin: "American Factory," "Amazing Grace," "Apollo 11," "Ash is Purest White," "Atlantics," "Birds of Passage," "Booksmart," "Diane," "The Farewell," "Ford v Ferrari," "The Irishman," "Just Mercy," "The Last Black Man in San Francisco," "Little Women," "Marriage Story," "Parasite," "The Souvenir" dhe "Transit." Detaji i sikletshëm gjendet në listën e shkurtër të serialeve që i bënë përshtypje Obama-s. Ai veçon “Fleabag: Season 2,” “Unbelievable” dhe “Watchmen.”

Në “Fleabag,” në sezonin e parë, personazhi kryesor me të njëjtin emër, masturbohet përkrah të dashurit që fle teksa sheh në telefon një fjalim të pikërisht Barack Obama-s. Nëse presidentit i pëlqeu sezoni i dytë, medoemos e ka parë të parin. Për më tepër, fakti që e theksoi sezonin e dytë, nënkupton që e dinte në ç’përfundim do të dilnin njerëzit. Me pak fjalë, Obama pa Fleabag që eksitohet nga fjalimi i tij. Duhet të marrim vesh si ndihet Phoebe Waller-Bridge, krijuesja dhe aktorja e "Fleabag."

Të këshilluara

Victoria Beckham, drejt falimentimit

Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para. Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 mil...

17:55

Al Pacino fotografohet me të dashurën e re

Aktori i njohur me famë botërore, Al Pacino dukej mjaft i qeshur mbrëmjen e së shtunës teksa kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurën e tij, Meital Dohan. ...

17:50

Ndahet nga jeta Sue Lyon

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare aktorja e njohur amerikane Sue Lyon, e cila u bë e njohur mbi të gjitha për rolin e saj të Lolitës në filmin   e regji...

15:12

Tom Hanks, tashmë me shtetësi greke

Tom Hanks mund të shtojë tani edhe shtetësinë greke në listën e çmimeve apo vlerësimeve të tij. Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, nënshkroi një dekret që...

13:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI