Flash

Ermal Mamaqi i kthen përgjigje publikisht Bes Kallakut

Lapsi.al 30 December 2019
Ermal Mamaqi i kthen përgjigje publikisht Bes Kallakut

Mbrëmjen e kaluar, në Instagram pati një “përplasje” mes dy aktorëve të humorit, Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku.

Gjithçka nisi nga një fjali e Besit, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.

Ai u shpreh se Ermal Mamaqi bën biznes me filmat e tij, ndërsa ai vetë i bën për pasion.

Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”.

Pas reagimit të Encës, edhe dy djemtë patën një “përplasje” me njëri-tjetrin nëpërmjet statuseve në Instagram.

Pasi mori replikën e Besit, Ermali ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë kësaj bisede, duke publikuar një mesazh përfundimtar për Besin, ku e vlerëson për zemrën e mirë që ka dhe punën që bën, duke i thënë se mbase janë keqkuptuar që nuk i kanë sqaruar gjërat siç duhet.

“Sot e pashe qe edhe Besi e ka dhene nje pergjigje (tull ngjum dje) dhe me vjen keq qe u be kaq e madhe.

Bes mund te ta coja dhe ne mesazh kete postim por besoj qe kjo eshte menyra me e mire per ti mbyll kto biseda dhe pergjigje edhe per njerezit qe komentojne…”- shkruan Ermali krahas postimit ku ka vendosur një foto të vjetër me Besin, të cilit i ka hedhur dorën në qafë.

Më tej ai vazhdon:

“Sot e pashe qe edhe Besi e ka dhene nje pergjigje (tull ngjum dje) dhe me vjen keq qe u be kaq e madhe.

Bes mund te ta coja dhe ne mesazh kete postim por besoj qe kjo eshte menyra me e mire per ti mbyll kto biseda dhe pergjigje edhe per njerezit qe komentojne.

Po te sqaroj mik.

E vertete qe me njoftove per dicka te tille por jo tamam sic ishte komenti ironik per Filmin, per shitjet, per Kanen e Kamzen dhe mbi te gjitha nuk me the asgje per Encen.

Nese ka qene dicka e pamenduar ose e nxitur nga moderatoret (qe ate pune kane), mund ta kishe hequr ne montazh meqe kjo eshte xhiruar para 2 javesh(te gjithe e dime si behet).

Dhe mbasi doli emisioni ne Tv dhe mbasi te gjithe mediat e interpetuan ne nje menyre te kundert ke dashur te transmetosh, prisja qe ti te beje nje sqarim dhe te mos i lije njerezit te perforconin dicka qe nuk ishte e qellimshme.

Postove mesazhet me Encen…

Kur kerkon ndjese dmth qe ke bere dicka jokorrekte.

Dhe mendoj qe ndjesa per ENCEN duhet te ishte publike ashtu si ishte emisioni i Luanes dhe jo private e mbas reagimit te saj.

Do ishte mire te flisje ti dhe ti sqaroje gjerat por meqe nuk e bere, une smund te rrija pa folur mbas gjithe lajmeve “Besi sulmon Ermalin”.

Nuk te thashe asgje te keqe, vetem sqarove ate qe ti ndoshta nuk ke dashur te thuash. Qe biznesi nuk eshte gje e keqe. Se edhe ti nuk e dhe per bamiresi filmin, dmth ke bere biznes.

Jam ne bordin e Fundjave Ndryshe qe ne diten e pare te themelimit te saj dhe jam pjese e ndihmave te vazhdueshme per familjet ne nevoje qe para 6 viteve dhe pa pasur termete. Po kjo nuk ka lidhje me kete bisede…

Uroj te mos vazhojme me me kete loje qe na sjell trishtim… se lam nom, u bom si rrepista ose parti politike ?

Mua me erdhi keq njesoj dhe aq shume sa do te te vinte ty nese une do beja te njejten gje per nje pune tenden ose ndonje aktore te filmit tend.

Une prisja nga ty mbeshtetje dhe fjale te mira.

Ne duhet ta mbeshtesim njeri tjetrin dhe ta mbrojme nga “Profesionistet ziliqare” qe bejne filma qe i shohin vetem vete dhe na sulmojne me argumentin se ne nuk bejme Art,Komedi por bejme Biznes.

Sepse ti po ben ate qe bej dhe une, Filmin e Pavarur. Ate qe i duhet publikut te Kinemase Shqiptare.

Sa erdha nga Amerika, puna e pare shkova pashe filmin tend. Te kam mbeshtetur me shperndarje traileri, posteri dhe shume lajme ne Xing.al

Do vazhdoj te te mbeshtes gjithmone si mik i vjeter per punen tende.

Ke nje zemer te mire dhe mendje te bukur prandaj mos e prish me momente dobesie ose batuta te momentit.

Vleresoj dhe kenaqem per cdo arritjen tende profesionale dhe familjare.

Uroj sukses dhe Bekime Familjarisht.”

Të këshilluara

Victoria Beckham, drejt falimentimit

Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para. Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 mil...

17:55

Al Pacino fotografohet me të dashurën e re

Aktori i njohur me famë botërore, Al Pacino dukej mjaft i qeshur mbrëmjen e së shtunës teksa kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurën e tij, Meital Dohan. ...

17:50

Ndahet nga jeta Sue Lyon

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare aktorja e njohur amerikane Sue Lyon, e cila u bë e njohur mbi të gjitha për rolin e saj të Lolitës në filmin   e regji...

15:12

Tom Hanks, tashmë me shtetësi greke

Tom Hanks mund të shtojë tani edhe shtetësinë greke në listën e çmimeve apo vlerësimeve të tij. Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, nënshkroi një dekret që...

13:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI