Flash

Aksesorët e shtrenjtë të Cristianos shokojnë fansat

Lapsi.al 30 December 2019
Aksesorët e shtrenjtë të Cristianos shokojnë fansat

Gjatë diskutimit në një panel të Konferencës Sportive Ndërkombëtare të mbajtur në Dubai, vëmendjen e vodhi dora e Cristiano Ronaldos. Siç mund ta shihni në vijim, futbollisti mban në gishtin e mesit një unazë fejese tipike për vajzat.

Unaza e fejesës mendohet se kushton afro 28,537,942 lekë (£200,000). Ajo përmban një diamant të madh në ngjyrë të verdhë-shampanje, i cili është i rrethuar nga diamantë të tjerë të vegjël. Përpos kësaj unaze, një tjetër u pa në gishtin e martesës, që mendohet se kushton 7,134,485 lekë (£50,000).

Futbollisti e kompletoi setin e askesorëve me një orë Rolex GMT-Master Ice, që kushton 54,222,091 lekë (£380,000). Ora mendohet se është ora më e shtrenjtë e Rolex, e cila përbëhet nga ar i bardhë 18 Ct dhe diamantë 30 Ct.

Shën.red. Carat – është njësi matëse që përdoret në industrinë e argjendarisë për të dhënë peshën e diamantëve dhe gurëve të tjerë të çmuar. Një carat është i barabartë me 200 miligramë. Shkurtesa e tij është Ct. Shën.red. Karat – është term i përdorur për të përshkruar pastërtinë e arit. Ari 24 karatësh është ari më i pastër, ndërkohë që ai 14 karat për shembull është i përzierë me materiale të tjera. Shkurtesa për karat është K.

Të këshilluara

Victoria Beckham, drejt falimentimit

Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para. Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 mil...

17:55

Al Pacino fotografohet me të dashurën e re

Aktori i njohur me famë botërore, Al Pacino dukej mjaft i qeshur mbrëmjen e së shtunës teksa kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurën e tij, Meital Dohan. ...

17:50

Ndahet nga jeta Sue Lyon

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare aktorja e njohur amerikane Sue Lyon, e cila u bë e njohur mbi të gjitha për rolin e saj të Lolitës në filmin   e regji...

15:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI