Flash

Shkodër/ Arrestohen 2 persona, po transportonin 9 algjerianë dhe tunizianë

Lapsi.al 29 December 2019
Shkodër/ Arrestohen 2 persona, po transportonin 9 algjerianë dhe

Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.

Në pranga u vunë shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë dhe F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

"Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së", sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Të këshilluara

Amnistia, Rama: Falet dënimi për 56 gra

Me nisjen e vitit të ri 28 gra që vuajnë dënimin në burgje do të fitojnë lirinë pas miratimit të amnistisë nga parlamenti me nisjen e sesionit në janar. Drafti ...

17:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI