Flash

Rubik/ Makina përplaset me autobusin, 1 i vdekur e 8 të plagosur (VIDEO)

Lapsi.al 29 December 2019
Rubik/ Makina përplaset me autobusin, 1 i vdekur e 8 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik. Sipas informacioneve të para një autobus dhe një autoveturë janë përplasur e për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se autobusi një agjensie turistike u përplas me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka, i cili ka humbur jetën në vend. Po kështu janë plagosur dhe 8 pasagjerë të autobusit, të cilët janë transportuar në spital.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/IMG_4624.mp4"][/video]

Informacion paraprak

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M., me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Të këshilluara

Amnistia, Rama: Falet dënimi për 56 gra

Me nisjen e vitit të ri 28 gra që vuajnë dënimin në burgje do të fitojnë lirinë pas miratimit të amnistisë nga parlamenti me nisjen e sesionit në janar. Drafti ...

17:19

Moti, temperaturat zbresin nën zero

Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet, ndërsa në Juglindje – Verilindje do të ketë rreshje bore. Era do të jetë drejtim Verilindje (NE) me ...

08:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI