Flash

‘Vrasës, vrasës’, aktivistët e të drejtave të kafshëve ngrenë zërin kundër Erion Veliajt

Lapsi.al 27 December 2019
‘Vrasës, vrasës’, aktivistët e të drejtave

Nga Nensi Bogdani, BIRN

Qytetarë të Tiranës, adhurues të kafshëve, personazhe publike si edhe aktivistë nga organizata Animal Rescue Albania (ARSA) u mblodhën të premten në një protestë në zemër të kryeqytetit, kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.

Nën sloganet “Ku janë fondet” dhe “Vrasës, vrasës” ata hodhën akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tyre nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur kafshët e braktisura në rrugët e Tiranës, apo për të parandaluar vrasjet e tyre në Klinikë Veterinarë në Kombinat.

E ardhur nga Italia në Tiranë, Odri Veseli tha se Bashkia e Tiranës dhe spitali i Kombinatit zgjedhin mënyrën më të gabuar për t’i zhdukur qentë, në vend të sterilizimit dhe rivendosjes në territor.

“Kjo gjë është shumë e gabuar dhe njëkohësisht dhe një keqpërdorim i taksës së qytetarëve”, protestoi ajo.

Tirana mbetet një qytet me reputacion të keq në lidhje me trajtimin e qenve të rrugës edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve po mundohen të lobojnë për të drejtat e tyre prej vitesh. Bashkia e Tiranës dhe Klinika Veterinare e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në lagjen Kombinat akuzohen nga aktivistët se i vrasin qentë e rrugës në vend që t’i ofrojnë atyre përkujdesje. Në protestë kishte shumë vullnetarë dhe familjarë të cilët ishin paraqitur së bashku me qentë e tyre të adoptuar pasi i kanë gjetur të braktisur apo të dhunuar.

 

“Ligji është aprovuar por ka ngelur vetëm në letra”, thotë Endri Noti, 33 vjeç, aktivist prej 2 dekadash. “Jemi këtu t’i japim zë atyre që nuk kanë zë,” shtoi ai, duke theksuar se qentë e rrugës po mblidhen dhe vriten nga bashkia edhe pse janë të shëndetshëm dhe të vaksinuar.

ARSA ka arritur që nëpërmjet këmbënguljes së saj të arrijë formulimin dhe aprovimin e një ligji specifik për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura në Shqipëri

Noti kërkoi që midis bashkisë dhe vullnetarëve të vendoseshin ura bashkëpunimi në mënyrë që fondet për mbrojtjen e miqve me 4 putra të përdoren për krijimin e një strehe ku të grumbullohen dhe të marrin shërbimet përkatëse.

Aktivisti mjedisor Sazan Guri i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës të ndalojë vrasjet dhe dhunimet e qenve të rrugës në Shqipëri duke thënë se vrasjet “makabre” të spitalit të Kombinatit kanë arritur deri tek përdorimi i acidit të baterive dhe duke theksuar se kjo sjellje nuk është vënë re në asnjë shtet tjetër te Europës.

Nga ana tjetër Maks Abazaj, i cili kishte ardhur në protestë me qentë e tij, theksoi se edhe qytetarët duhet të ishin të përgjegjshëm kur vendosin të marrin kafshë në familje.

“I them të gjithë shokëve të mi mendohuni mirë para se të merrni apo të adoptoni një qen, sepse është detyrim i madh,” tha ai. “Duhet ta trajtosh dhe ta mbash siç duhet, përndryshe bie në gjynah,” shtoi Abazaj.

E rritur së bashku me kafshët shtëpiake, Odeta Balla shpjegoi se megjithë ndërgjegjësimin në rritje, duheshin më shumë përpjekje për t’i gjetur strehë kafshëve të braktisura në Tiranë.

“Kur shoh ndonjëherë që mbështesim njerëzit e gabuar dhe lëmë pa mbështetur kafshët më vjen aq keq”, tha Balla. “Ka shumë njerëz që janë ndërgjegjësuar kohët e fundit në lidhje me adoptimet e kafshëve por duhen akoma dhe më tepër,” përfundoi ajo.

Të këshilluara

Ilir Meta dekreton dy ligje të qeverisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për përballimin e  pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin ...

15:32

Patozi: PD nuk i do zgjedhjet e parakohshme

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se Partia Demokratike nuk i dëshiron zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, PD nuk po jep shenja dhe nu...

15:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI