Flash

Patozi: PD nuk i do zgjedhjet e parakohshme

Lapsi.al 27 December 2019
Patozi: PD nuk i do zgjedhjet e parakohshme

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se Partia Demokratike nuk i dëshiron zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, PD nuk po jep shenja dhe nuk po rrit presionin ndaj qeverisë për të çuar vendin në zgjedhje të parakoshme.

“PD bën sikur kërkon zgjedhje të parakohshme, por nuk i do. Nuk jep shenja që kërkon zgjedhje. Nuk po rrit presionin ndaj qeverisë, e ka me nge këtë punë”, tha Patozi në studion e A2.

Ai nënvizoi se koha i ka dhënë të drejtë Bindjes Demokratike, e cila mori pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Nuk jam penduar aspak. Neve na dha të drejtë koha sepse thamë që zgjedhjet do të bëhen dhe nuk do të ketë konflikt. Kështu ndodhi. Të tjerët duhet të pendohen sepse bënë zgjedhjen e gabuar. E vetmja zgjidhje në rend demokratik, pavarësisht problemeve, janë zgjedhjet”, tha Patozi.

Përsa i përket Reformës Zgjedhore Patozi u shpreh se do të jetë arnim i këtij sistemi, me implementimin e disa rekomandimeve të OSBE\ODIHR.

“Bindja Demokratike ka prezantuar një platformë serioze që i jep zgjidhje problemeve të mëdha që sot vendi për shkak të keqqeverisjes. Shqipëria duhet të dalë jashtë kryetarokracisë, që është gjeneratori i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të shkojmë në një sistem ku qytetarët kanë mundësi të zgjedhin”, tha Patozi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI