Flash

Mandatimi për qeverinë e re, Kurti refuzon ftesën e Thaçit: S'jam në Prishtinë

Lapsi.al 27 December 2019
Mandatimi për qeverinë e re, Kurti refuzon ftesën e

Ditën kur pritej të merrte mandatin për të formuar qeverinë e re të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e lajmëruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Kreu i shtetit e ftoi Kurtin për ta mandatuar kryeministër të vendit, ashtu siç e përcakton kushtetuta, por zyra e shtypit e Vetëvendosjes tha se zoti Kurti e ka të pamundur të marrë pjesë në takim për shkak të agjendës se planifikuar më parë. Sipas tyre, ftesa e Thaçit ka mbërritur sot pas orës 11:00.

Zyra e shtypit e partisë që doli e parë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shtoi se zoti Kurti “do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit.”

Ftesa e presidentit Thaçi për të manduatuar Kurtin erdhi një ditë pasi betimit të deputetëve. Analistët besojnë se të dy palët janë ende nuk negociuar për ndarjen e posteve të qeverisë, ndaj dhe takimi me presidentin Thaçi do të zhvillohet pasi negociatat të përfundojnë.

Pas seancës së parë të kuvendit, zoti Kurti u shpreh besimplotë se të dy palët do t’i kalojnë pengesat dhe do ta formojnë qeverinë e re.

Deri tani bisedimet kanë dështuar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës këmbëngul për marrjen e postit të presidentit, përveç gjysmës së qeverisë.

Të këshilluara

Ilir Meta dekreton dy ligje të qeverisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për përballimin e  pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin ...

15:32

Patozi: PD nuk i do zgjedhjet e parakohshme

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se Partia Demokratike nuk i dëshiron zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, PD nuk po jep shenja dhe nu...

15:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI