Flash

Kritika për kartolinën e familjes mbretërore

Lapsi.al 27 December 2019
Kritika për kartolinën e familjes mbretërore

Kartolina e Krishtlindjes e dukës dhe dukeshës së Sussex-it u komentua gjatë në tabloidët britanikë, të cilët theksuan se fotoja ishte e edituar. Daily Mail publikoi një artikull ku shkruhej se fytyra e Meghan Markle është çuditërisht jashtë fokusit, ndryshe nga ajo e princit Harry.

Fakti që portreti i Meghan-it ishte në fokus u komentua si e photoshop-uar. Aktorja amerikane Janina Gavankar, e cila u shfaq që fundmi në The Morning Show së bashku me Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon, i doli në mbrojtje mikeshës së saj.

“Jam kaq krenare që shkrepa kartolinën e Krishtlindjes për një nga mikeshat e mia më të mira. Këtu keni edhe origjinalin,” shkroi aktorja.

Gavankar shtoi më pas: “dhe përsa i përket The Mail, e shoh se fushata juaj kundër mikeshës sime vazhdon. Ju komplimentoj për photoshop-in tuaj në fotografinë time pa photoshop. Tani mund të kthehemi te shpirti i festave dhe jo te fryma e ligësisë. Në fillim të tetorit, princ Harry mori një vendim të jashtëzakonshëm për të paditur tabloidët britanikë përsa i përket mënyrës si kanë trajtuar figurën e Meghan-it.

Të këshilluara

Kanye West publikon albumin e ri

Kanye West, pikërisht për Krishtlindje ka publikuar albumin e ri “Jesus is Born”. West u ribashkua me grupin e tij muzikor “Sunday Service” për albumin ungji...

19:10

Alina Boz largohet nga rrjetet sociale

Me një audiencë prej 1 milion e 700 ndjekës në Instagram, Alina Boz ka shprehur se do të marrë pak pushim prej tyre. Drejtuar Alem Magazine, ajo shprehu: ” B...

18:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI