Flash

Koreografi Tan Brama flet për Elvana Gjatën: Është artiste xheloze

Lapsi.al 27 December 2019
Koreografi Tan Brama flet për Elvana Gjatën: Është artiste

Kanë qenë miq të vjetër, dhe koreografi Tan Brama ka  qenë shpesh pjesë e tureve apo koncerteve të këngëtares Elvana Gjata, së bashku me trupën e tij të baletit.

Por që prej verës 2019 në Festivalin Sunny Hill që organizohet nga Dua Lipa në Prishtinë, duket se marrëdhënia e Elvanës dhe Tanit është prishur Sipas këtij të fundit, arsyeja është fakti që koreografi kërceu edhe në performancën e artistes nga Kosova  Kida në po të njëjtin festival, por një ditë më vonë pasi performoi me Elvanën.

”Ne ishim miq të vjetër, nuk e kuptoj pse. E vlerësoj si artiste, dikur kam qenë në touret e saj ku unë çoja grupin e vajzave të performonin bashkë me të. Nuk është hera e parë që ajo më bën diçka të tillë. Në Sunny Hill Festival, ajo më hoqi nga formacioni i trupës së kërcimit, pasi unë me grupin tim performova ditën e parë me Elvanën, dhe të nesërmen, sërish në Sunny Hill Festival, por me këngëtaren Kida. Më pas, Elvana nuk më njoftoi për koncertin e radhës, arsyeja tashmë kuptohet pse. Madje kisha dy muaj që përgatitesha për tourin e saj. Por në fund fare nuk më njoftuan”; ka treguar koreografi në një prononcim për Boldnews.

 Gjithashtu Tani është shprehur se së fundmi Elvana e ka hequr edhe nga instagrami dhe arsyeja sipas tij është shpërndarja e një video të Arilenës në instagramin e tij.

Të këshilluara

Kanye West publikon albumin e ri

Kanye West, pikërisht për Krishtlindje ka publikuar albumin e ri “Jesus is Born”. West u ribashkua me grupin e tij muzikor “Sunday Service” për albumin ungji...

19:10

Alina Boz largohet nga rrjetet sociale

Me një audiencë prej 1 milion e 700 ndjekës në Instagram, Alina Boz ka shprehur se do të marrë pak pushim prej tyre. Drejtuar Alem Magazine, ajo shprehu: ” B...

18:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI