Flash

Gazetarja e sportit tregon mesazhet me Adil Rami

Lapsi.al 27 December 2019
Gazetarja e sportit tregon mesazhet me Adil Rami

E ftuar pasditen e djeshme në "Ftesë në 5", ishte gazetarja e sportit, Sabina Mete.

Gjatë intervistës, Sabina zbuloi se pak kohë më përpara ka marrë një mesazh nga Adil Rami. Komunikimi mes tyre fillimisht kishte nisur me disa 'like' në Instagram e më pas Rami i kishte kërkuar Sabinës t'i bënte një intervistë shkruan Xing.al

'Kishte luajtur Shqipëria në Elbasan Arena dhe unë kisha bërë një intervistë me Lorik Canën. Unë postova një foto në Instagram me Lorikun dhe shoh që dikush i famshëm e kishte pëlqyer këtë foto dhe disa foto të tjera të miat. Më pas pashë që më kishte ardhur një mesazh dhe kur i shoh profilin e ndiqnin shumë veta në Instagram. Në mëngjes i thashë kolegeve te puna që më ka shkruar një futbollist dhe nuk ja dija as emrin si shqiptohej. Ishte Adil Rami. Koleget më treguan që ai ishte futbollist i Kombëtares së Francës.

'Nuk e njihja dhe e kërkova në google. Pashë që ishte në një lidhje me Pamela Anderson. Ai më bëri disa 'like' dhe unë ja ktheva disa 'like'. Pastaj ai më shkruajti: 'Nuk e di kur do të kem mundësinë, por ndoshta në Europa League dua të më bësh një intervistë'. Më kishte shkruar në frengjisht. Unë nuk di frengjisht i thashë në anglisht. Ok tha flas unë anglisht, italisht, spanjisht, çfarë të duash ti. Pastaj folëm pak për Shqipërinë. Ai nuk e njihte Shqipërinë, por njihte Lorik Canën. Më bëri dhe një ftesë për të shkuar në Francë dhe kaq. Intervistën nuk ia bëra, por mbase një ditë ia bëj. Asnjëherë nuk i dihet ku mund të takohemi", u shpreh Sabina.

Të këshilluara

Aktori dhuron gjithë pasurinë e tij

Chow Yun-fat ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij si aktor të zotërojë pasurinë prej 630 milionë eurosh. Ylli kinez ka premtuar se do ta dhurojë të gjithën ...

16:56

Ish banori i Big brother i jep fund beqarisë

Damiano Agalliu ka dhënë lajmin e bukur se mbrëmë është martuar në një dasmë të madhe. Ish-banori i “Big Brother” ka publikuar foto me bashkëshorten e tij dh...

16:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI