Flash

Ekzekutimi i shqiptarit në Krishtlindje/ The Sun: Nga dasma luksoze tek lidhjet me nëntokën suedeze

Lapsi.al 27 December 2019
Ekzekutimi i shqiptarit në Krishtlindje/ The Sun: Nga dasma luksoze tek

Shqiptari Flamur Beqiri, vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri ishte producent në Suedi. Lindur në Ferizaj, ai njihej me emrin artistik “Alex”. Flamuri humbi jetën në vigjilje të Krishtlindjes dy ditë më parë pranë banesës së tij lukzose në sy të djalit të vogël dhe gruas së tij.

Media britanike shkruan për ekzekutimin e shqiptarit, duke bërë një përmbledhje të jetës së shqiptarit të vrarë. Sipas asaj që shkruan media e njohur në Britani, shqiptari bënte jetë luksi dhe dyshohet se kishte lidhje me njerëz të nëntokës në Suedi.

Flamur “Aleks” Beqiri 36 vjeç, shqiptar nga Kosova jetonte në një vilë që kushtonte 1.5 milionë euro. Ai u ekzekutua, pas një breshërie automatike të derdhur ndaj tij, në prag të shtëpisë. I dyshuari iku me vrap nëpër rrugët e Londrës.

Mjekët dhe një fqinj që ishte punonjës shëndetësor luftuan për të shpëtuar Flamurin, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.  Mediat suedeze kanë raportuar se vrasja e Flamurit ishte “e lidhur me rrjetet kriminale” në vend. Flamuri më parë kishte lidhje të ngushta me figura kryesore të Malmos dhe emri i tij ishte i lidhur me kontrabandim të kanabisit, 12 vjet më parë.

Flamuri, i cili u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, u njoh me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe pati një martesë luksoze në Tetor 2018 në Lake Como. Dasma e tij u bë lajm në mediat shqiptare, për shkak se në të ishin të ftuar njerëz të famshëm.

Ndër të ftuarit në dasmën e çiftit ishin Naief Adaëi, 33 vjeç, dhe gruaja e tij Karolin Hakim, 31 vjeçe e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbante fëmijën e tyre dy muajsh në 26 gusht të këtij viti. Njerëzit më të afërt të Flmurit ishin njerëz që merreshin me kontrabandë ose trafik droge, në një organizim të lidhjeve të nirfillta kriminale, madje disa prej tyre kishin bërë shumë vite burg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka hapur një hetim për vrasjen e Flamurit, por deri tani nuk ka ndonjë të arrestuar. “Gjithnjë kishte diçka të veçantë për lidhjen dhe në lidhjen tonë. Mund të ishim shumë milje larg, dhe megjithëse në atë fazë ishim vetëm miq, kalonim orë pa mbarim në telefon me njeri tjetrin. Unë u bëra shoqja me e mire e motrës se tij për ca kohë dhe isha në dasmën e saj. Aty u dashuruam me njeri-tjetrin. Propozimi ishte magjik”, ka treguar ajo.

Gjatë Krishtlindjes shkuam në një shtëpi në Kitzbuhel, Austri. Unë isha në gjumë dhe në oren 5 ai u cua deri ne mëngjes duke mbuluar dyshemenë me 1.000 petale trëndafilash të kuq. Ai me pas vuri këngën ‘Magic’ nga Cold Play, e cila më zgjoi dhe e gjeta në gjunjë në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Ajo më vonë gjithashtu u bë kënga e parë e dasmës tonë”, tha Debora.

Banorët që ishin afër me shqiptarin e kanë cilësuar vrasjen si “mizore”, kurse shtuan se ekzekutimi dukej si mafioz. Banorët thanë që çifti kishte dy fëmijë të vegjël, përfshirë një fëmijë të porsalindur. Mirëpo, banorët shprehen se çifti gjithsesi ishte i lumtur dhe duket trishtuese ky fund për Flamurin.

Të këshilluara

Ilir Meta dekreton dy ligje të qeverisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për përballimin e  pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin ...

15:32

Patozi: PD nuk i do zgjedhjet e parakohshme

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se Partia Demokratike nuk i dëshiron zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, PD nuk po jep shenja dhe nu...

15:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI