Flash

Atentat mafioz në Angli/ Vritet shqiptari i famshëm ditën e Krishtlindjes, skena ndodhi në sy të gruas dhe fëmijës

Lapsi.al 27 December 2019
Atentat mafioz në Angli/ Vritet shqiptari i famshëm ditën e

Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua ditën e Krishtlindjes në Londër. Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij. Mediat angleze raportojnë se viktimë e këtij atentati mbeti Flamur Beqiri, lindur në qytetin e Ferizajt.

Ky i fundit punonte si producent në Suedi, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj mësohet se është vëllai  i modeles së famshme Misse Beqiri. Modelja njihet si një nga emrat më të njohur në Britani të Madhe.  Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

Ndodhi shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare okulare e skenës makabre. Motra e të ndjerit, Misse Beqiri, u bë emër i njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë më  parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Aktualisht ajo punon  si modele  dhe është një ndër më të paguarat në botë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI