Flash

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Thaçi kërkon formimin e qeverisë: Leni anash interesat politike

Lapsi.al 26 December 2019
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Thaçi kërkon formimin e

Pas konstitutimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi. Kreu i shtetit ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida përpara të cilët kërkojnë unitet për t’i tejkaluar.

Sipas presidentit Thaçi partitë politike duhet të lënë anash mospajtimet dhe të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës” ka shkruar Thaçi.

Në legjislaturën e VII-të, Glauk Konjufca është zgjedhur kreytar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI