Flash

Veliaj fyen protestuesit tek Teatri Kombëtar: Një çetë e vogël që zhurmojnë

Lapsi.al 26 December 2019
Veliaj fyen protestuesit tek Teatri Kombëtar: Një çetë e

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Tiranë për këtë vit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka fyer protestuesit kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai i ka quajtur ata “një çetë e vogël” të cilët sipas tij “kundërshtojnë në kurriz të shumicës”. Njësoj si Rama edhe Veliaj tha se Teteatri Kombëtar do të prishet për të ndërtuar aty projektin e ri, i cili sic dihet është një projekt klientelist që i jep një kompanie private tokë publike në mes të Tiranës.

“Jam i vendosur, unë besoj dhe ju që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur, protestat te këndi i lodrave e lodrat te Liqeni apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit. Tani është bërë si modë: Sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël që e kundërshton, në kurriz të shumicës së heshtur që do zhvillimin e Tiranës. Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, hiqen si të dashuruar pas artit, njëherë si të dashuruar pas mjedisit. Janë të njëjtët njerëz dhe kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”, tha Veliaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston prej më shumë se një viti dhe ruan me turne godinën, në mënyrë që të mos shkojnë fadromat e qeverisë për ta shembur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI