Flash

Të gjitha akuzat/ Kush po e sulmon Elvana Gjatën?

Lapsi.al 26 December 2019
Të gjitha akuzat/ Kush po e sulmon Elvana Gjatën?
Mënyra si si reagoi Elvana Gjata pas humbjes së çmimit të parë në festivalin e 58 në RTSH, dhe sidomos ajo se si u soll prezantuesja Alketa Vejsiu, jo vetëm që lanë në publik idenë e një pakti të prishur që konsistonte në fitoren pa garë të këngëtares, por mbi të gjitha ato kanë prodhuar në publik efektin e kundërt. Kështu, në vend që ta shohë si viktimë që i është ngrënë haku, një pjesë e njerëzve dhe opinionistëve kanë filluar ta vështrojnë Elvana Gjatën si një artiste arrogante që as denjon ta pranojë konkurencën me një baby face si Arilena Arra. Nga njëra anë ka personalitete si Adelina Ismaili, që e përshëndetën fitoren e Arilenës si një sukses “pa ndihmën e parave dhe të shitjes së trupit”. Pa e përcaktuar se kush i kish bërë këto mëkate, Adelina shigjetoi Alketën për mënyrën se si qe sjellë me fituesen. Lexo më tej:

Dyshimet/ A u manipulua çmimi i fituesit të festivalit?

Por kishte edhe nga ata që qenë më të drejtëpërdrejtë. Kështu poeti dhe skenaristi Petrit Ruka u bazua në elementin e tekstitë të këngës së Elvanës për ta bërë copë atë. “Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare. Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s” ka shkruar Ruka dhe si për ta çuar në ekstrem qesharakëzimin ka botuar edhe tekstin e këngës të cilës Elvana i ka bërë edhe fjalët edhe muzikën edhe e ka kënduar vetë… Ti kam fal ty me tana Me tana o me tana Dashni me fal O kush ka me ma nal? A ma thua edhe sa Duhet të pres ty me të pa Ta di, dua ta di dhe sa Kohën ndale ndale Të shkoj ngadale ndale O më ngadale ndale Na na na na na https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=kLA5u04QPFA&feature=emb_logo Po me tekstin ka zgjedhur të merret edhe gazetari Mentor Kikia, i cili ka bërë edhe një shkrim shumë të fortë kundër Elvana Gjatës, në kohën që emri i saj u përfshi në një plagosje të blloku, duke e qujatur si një antimodel për shoqërinë. “A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”. Résultat de recherche d'images pour "elvana gjata" Por edhe Pandi Laço që ka dashur ta marë në mbrojtje këngëtaren si një copëz në mozaikun e përgjithshëm të një kulture bajate, megjithëse fajëson gjithë shoqërinë për shijet që ka kultivuar e ka renditur Elvana Gjatën mes “mëkatareve” “Ne kete kaos muzikor, sot guret hidhen mbi Elvanen, por ne keto dite Krishtlindjesh, me lejoni tju sjell nje fragment te Bibles, kur para Krishtit, gati po ekzekutohej nje grua. “Kush nga ju eshte pa mekat, atehere le te hedhe gure kunder saj”..e duke vijuar ” As une s’mund te te denoj..shko e mos mekato me”-ka shkruar ai. Pikërisht mëkati i shijeve të këngës që Elvana Gjata prezantoi në festival, i shumfishuar me mëkatin e sjelljes së atyre që e donin fituese me çdo kusht dhe me mëkatin e mediave të sposorizuara që po e shesin si viktimë të një konspiracioni, ka ngjallur gjithë këtë kundërreagim ndaj Elvana Gjatës, që po merr goditjen e dytë, pas mos shkuarjes dot në Eurovision. ©Lapsi.al             

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI