Flash

Si qëndron mardhënia e Enedës dhe Fifit pas përfundimit të Këngës Magjike

Lapsi.al 26 December 2019
Si qëndron mardhënia e Enedës dhe Fifit pas përfundimit

Pas shpalljes së fitueses së “Këngës Magjike”, u duk sikur pati një hatërmbetje nga ana e Fifit, e cila ishte një ndër pretendentet kryesore të çmimit të parë.

Shumë media përfolën se marrëdhënia mes dy këngëtareve u ftoh, dhe se çmimi i parë hyri mes tyre, duke prishur miqësinë mes Fifit dhe Enedës.

Por kjo e fundit ka mohuar gjithçka në emisionin “Soiree”, duke thënë se marrëdhënia me Fifin vijon të mbetet shumë “cool”.

“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë me Fifin bëmë party, after-party dhe after, after-party. Të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë “cool” me njëra tjetrën!”, u shpreh Tarifa, duke mohuar çdo zë që flet për një krizë të mundshme mes tyre.

Eneda tha se e meritonte fitoren duke qenë se ishte një këngë e mrekullueshme:

“Unë mendoj që edhe sikur të mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi. Mendoj që kjo këngë kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukura të ‘Këngës Magjike,’” thotë ajo. “Mendoj se do ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmeti’’.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI